|
||||||||||||||||||
|
Të rejat nga Teknologjia Yahoo e di saktësisht se ku gjendeni Gjiganti i internetit Yahoo më në fund ka lëshuar për përdorim shërbimin i cili deri më sot ka qenë në fazën testuese. Fire Eagle që tani mund ta përdoret nga të gjithë ata të cilët duan që nëpërmes internetit të zbulojnë saktësisht në cilën pjesë të globit tokësor gjenden.
Më thjesht, Fire Eagle është shërbim i cili ruan të dhënat personale dhe lokacionin e secilit përdorues i cili dëshiron që pjesës tjetër të botës t’i ndajë këtë lloj informate. Nëse posedoni ndonjë pajisje me lidhje në internet, mund të futni lokacionin tuaj aktual dhe në këtë mënyrë, të gjithë përdoruesit tjerë, pajisjet apo aplikacionet përkatëse do të mund të marrin ato informata.Fire Eagle dallon nga shërbimet tjera për atë që përcakton gjeolokacionin e përdoruesve, derisa shërbimi mund të përdoret brenda disa shërbimeve tjera ekzistuese të internetit si Pownce apo blog platformës Movable Type.Shërbimin e ri të gjigantit të internetit Yahoo mund ta përdorin të gjithë shfrytëzuesit e cilitdo shërbimi tjetër të kësaj kompanie dhe ata të cilët dëshirojnë të regjistrohen. Shërbimi Fire Eagle është tërësisht pa pagesë. fireeagle.yahoo.net Na vjen USB 3.0 me shpejtësi prej 600 MB/s
Për gëzimin e shumëkujt, Intel ka publikuar specifikat e të paralajmëruarit që shumë kohë USB 3.0 i njohur nën emrin Extensible Host Controller Interface (xHCI).
Specifikat e publikuara nga ana e kompanisë Intel do tu mundësojnë prodhuesve të ndryshëm të harduerëve, fillimisht AMD-së dhe NVIDIA-s, zhvillimin e harduerëve të ri të cilët do të bashkëpunojnë në mënyrë të suksesshme me standardin e ri USB 3.0. Intel ka ndërmarrë këtë hap në mënyrë që sa më shpejt të fillojë zbatimin e USB 3.0 i cili ende quhet SuperSpeed USB.Në fakt, shpejtësitë e reja të USB-ve 3.0 do të duhej të ishin diku rreth 4.8 Gb/s në modelet me tela që është rreth 600 MB/s, derisa më vonë lidhja do të realizohet me anë të lidhjes optike |
|
||||||||||||||||
|
|
|
|
||||||||||||||||
| Copyright © 2008 All right reserved KosovaKs.com | ||||||||||||||||||