
Firma britanike për prodhimin e makinave, LandRover, ka lansuar modelin e ri ‘Discovery’, i destinuar për vitin 2020.
Paraqitur në fotot e kapura nga fotografët spiunë të CarBuzz, LandRoverDiscovery, versioni i ri, është në një fazë të hershme të testimit.
Prototipi që i nënshtrohet testimit ka një grilë të mbuluar dhe kamuflazh të aplikuar në pjesën poshtë dritareve.
Motori aktual LandRoverDiscovery ka motor të tipit V6, duke përfshirë një motor benzin 3.0-litërsh, që e bën veturën të arrijë 340 kuajfuqi.
Leave a Reply