FFK kërkon mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës nga zyrtarët e klubeve në tribuna

Udhëzuesi i masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, i përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rifillimin e Ipko Superligës, nuk po respektohet plotësisht.

Masat mbrojtëse janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës në të gjitha ndeshjet.

Zyrtarët e të gjitha klubeve të Ipko Superligës (pa përjashtim), që po qëndrojnë në tribuna gjatë ndeshjeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Kurse lojtarët, stafi i trajnerëve dhe ekipet mjekësore kryesisht janë duke i respektuar masat mbrojtëse – thuhet në njoftimin e Komisionit Shëndetësor të FFK-së.

Zyrtarët shëndetësorë të Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkojnë nga të gjithë zyrtarët e klubeve të Ipko Superligës, që gjatë pranisë së tyre në tribuna të mbajnë maskë dhe ta mbajnë distancën me njëri – tjetrin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*