Qeveria ndalon tubimet mbi 50 persona

Qeveria e Kosovës ka marrë sot masa shtesë kundër përhapjes së COVID-19, njëra ndër të cilat masa është e ndalimi i grumbullimit në hapësira të hapura e të mbyllura e më shumë se 50 personave, e megjithatë hotelierët e Kosovës kanë deklaruar se do t’i mbajnë dasmat dhe organizimet në klubet e natës.

Ky ishte propozimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për masa shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejme e pandemisë COVID-19, i cili u miratua në mbledhjen e Qeverisë.

“Ndalohen grumbullimet në hapësirat e hapura dhe të mbyllura më shumë se 50 persona”, thuhet në masën 1.21, të vendimit të Qeverisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*